United Hospital

Mediumi britanik zbulon të ardhmen e Atdhe Nuhiut

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Pas shtatë vitesh dhe 50 golash për Sheffield Wednesdayn, koha e Atdhe Nuhiut në “Hillsborough”, siç po qëndrojnë gjërat tani, është në përfundim, raporton “Star.co.uk”.

Sulmuesi i Kosovës është bërë një figurë kulti në Sheffield Wednesday në vitet e fundit, duke shënuar disa gola ikonikë dhe dramatikë për klubin anglez, shkruan “Zeri.info”.

Sidoqoftë, sipas mediumit të sipërpërmendur, Nuhiu e ka zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me Sheffield Wednesdayn pavarësisht zërave për një rinovim të mundshëm.

Uji Dea

Futbollisti nga Kosova ka vendosur të mos i bashkohet skuadrës në “Middlewood Road” këtë javë për përgatitje para fillimit të edicionit të ri.

Nuhiu ka qenë i hapur për të qëndruar në klub pasi ka dashuri të madhe për Sheffield Wednesdayn, qytetin dhe tifozët, por duket se ka ardhur koha e largimit.

Mbetet të shihet se ku do ta vazhdojë karrierën sulmuesi shqiptar në edicionin e ri. /Zeri.info/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.