UBT

Mediumi anglez shkruan për historinë e jashtëzakonshme të Kosovës

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Njëzet vjet pasi një luftë brutale civile e rrëzoi vendin në gjunjë, një ekip refugjatësh është afër kualifikimit për EURO 2020, shkruan “inews.co.uk”, transmeton zeri.info

Kur mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda i dha shtytjen një shprese të madhe duke shënuar golin vendimtar në fitoren 2:1 të tyre ndaj Republikës Çeke të shtunën, me 13,000 shikues në Prishtinë që kërcyen përpjetë nga gëzimi, por jo të befasuar.

Para tre muajsh, Kosova kurrë nuk kishte fituar një ndeshje kualifikuese. Tani, me një ecuri prej 15 ndeshjesh pa humbje dhe 2 fitoreve radhazi ata qëndrojnë në pozitë të mirë për të marrë njërin prej vendeve në grupin A të kualifikimeve për EURO 2020 dhe të sigurojnë vendin e tyre në finalet e verës së ardhshme.

Ekipi u pranua si anëtare e UEFA-s vetëm në 2016-n. Kjo është vetëm tentativa e dytë e tyre për të arritur një kompeticion të madh, por tashmë e kanë lënë mënjanë kampanjën e tmerrshme të Botërorit para dy vitesh – ku i humbën 9 nga 10 ndeshjet. Fitore apo humbje ndaj Anglisë të martën, puna e vështirë tashmë është kryer.

Mobi Casa

Kjo nuk është një përrallë. Kosova, një ish-republikë e Jugosllavisë në jug të Ballkanit, e shpalli pavarësinë nga Serbia në 2008-n, edhe pse kryeqyteti serb, Beogradi ende pretendon sovranitetin.

Para kësaj, një luftë brutale civile i la të vdekur mbi 13,000 njerëz dhe qindra mijëra të tjerë i zhvendosën derisa një rezistencë shqiptare luftoi ndaj regjimit tiranik serb.

Çfarëdo që ndodhë kundër Anglisë, ata tashmë e kanë shkruar kapitullin më të ndritshëm të historisë së tyre./Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.