Mediat zvicerane: Shqipëria para Zvicrës!

Kombëtarja shqiptare ka befasuar të gjithë me fitoren e shënuar ndaj Portugalisë (0:1), në ndeshjen e parë për kualifikimet e Euro 2016. Madje, Tabloiidi zviceran, ‘Blick’, i ka kushtuar një shkrim Kombëtares shqiptare, pas fitores historike në Aveiro. Sipas tyre, ekipi i drejtuar nga Gianni de Biassi shumë shpejt do të bëhet më e mirë se Zvicra.
Blick ka përmendur faktin se pesë lojtar me shtetësi zvicerane (Shkëlzen Gashi, Taulant Xhaka, Amir Abrashi, Ermir Lenjani dhe Burim Kukeli) janë pjesë e ekipit kuqezi dhe janë shpresa e Shqipësris për kualifikim në Franca 2016. ‘Blick’ ka shkruar se pesëshja e lartpërmendur shumë lehtë kanë mundur t’i mbrojnë edhe ngjyrat e Zvicrës.
Por, lojtarët e lartpërmendur mendojnë se ekipit kuqezi i dihet ende punë për ti kaluar helvetikët. “Për të qenë më të mirë se Zvicra, një fitore kundër Portugalisë nuk është e mjaftueshme,” ka deklaruar Abrashi. Kurse, Burim Kukeli thotë se: “Ne jemi ende në fillim, kanë një rindërtim te ekipi, kjo merr kohë”.
Ndërsa, edhe Emir Lenjani është realist: “Ne ende nuk jemi aq të mirë sa Zvicra. Por jemi në rrugën e duhur. Tani është e rëndësishme që ne të pranojmë triumfin kundër Portugalisë në ndeshjen e ardhshme”.