Mediat turke: Xhelilaj, emër premtues

Aktori shqiptar Nik Xhelilaj, do te jete nje nga protagonistet kresor ne telenovelën ‘’Qyteti i humbur’, qe para pak ditesh shfaqi premieren.
“Kayıp Şehir” është prodhimi më i ri turk i targuar nën logon e kanalit të ndjekur turk “Kanal D”, i cili ka nisë të shfaqet në Turqi duke filluar nga muaji shtator.
“Ky emër është shumë premtues mes talenteve të reja në ekranet turke’’, kanë përshkruar portretin e aktorit shqiptar Nik Xhelilaj mediat turke.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen e mediave turke ka qenë talenti dhe filmat ku ka luajtur më parë Niku. Ato e kanë cilësuar atë si një aktor të ri dhe premtues.
Megjithatë, lidhjet e Nikut me Turqinë janë pak më të hershme. Në moshën 14-vjeçare familja e dërgon Nikun në Turqi për të vazhduar shkollën ushtarake, të cilën ai e braktisi për t’u rikthyer në Tiranë dhe për të nisur Akademinë e Arteve për aktor. Tani Niku nuk shkon më në Turqi si nxënës, por si një aktor i afirmuar, nga i cili pritshmëritë janë të mëdha.
Xhelilaj ka lindur në Shqipëri dhe ka krijuar një publik të gjerë fansash që e kanë ndjekur me projektet që ka realizuar deri më tani. Festivali Internacional i filmit në Moskë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë janë vetëm disa nga sukseset e Nikut, djaloshit i cili zotëron shumë mirë gjuhët italiane, turke dhe gjermane.