FITORJA

Mediat serbe paralajmërojnë përfshirjen aktive të SHBA në dialogun Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Mediat serbe paralajmërojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së shpejti do të përfshihen më aktivisht si ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfshirja e amerikanëve, sipas gazetëse “Danas” do të zhvillohet përmes “shuttle diplomacisë”, në bisedat me zyrtarët më të lartë në kryeqytetet e Serbisë e të Kosovës.

Duke cituar burimet e saj, gazeta shkruan se SHBA-ja po pret përfundimin e referendumit në Maqedoni të caktuar për 30 shtator dhe pastaj do t’i shtojë aktivitetet e përfshirjes në dialogun Kosovë-Serbi.

FIDANISHTJA

“Qëllimi i SHBA-së është që përmes ‘shuttle diplomacisë’ t’i përafrojë qëndrimet e Beogradit dhe Prishtinës me synimin që të arrihet teksti kornizë i marrëveshjes për Kosovën në mënyrë që dokumenti final të nënshkruhet në pranverën e vitit të ardhshëm”.

Gjithnjë sipas burimeve diplomatike të kësaj gazete, “pritet që deri atëherë [pranverë] kryetari serb Vuçiq dhe ai kosovar Thaçi, t’ia dalin në marrjen e përkrahjes së qeverive dhe të parlamenteve të veta dhe në opinionin e të dy vendeve të krijohet klimë për përkrahjen e korrigjimit ë kufijve në marrëveshjen finale”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.