FITORJA

Mediat serbe e pyesin për SHIK-un, Veseli u thotë se po shikojnë shumë filma për James Bondin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në një intervistë për mediat serbe, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndër tjerash ka folur edhe për vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

Në këtë drejtim, përcjell Telegrafi, ai është pyetur edhe rreth asaj nëse ai ka qenë organizator i bllokadës së krijuar në Drenicë.

“Mos besoni shumë në atë që thonë zyrtarët tuaj dhe spekulimet e medias. Atë ditë kishte një protestë civile, ishin anëtarët e familjes që humbën të dashurit e tyre në luftë, fëmijët, gratë dhe të moshuarit. Ata ende jetojnë në trishtim dhe të gjithë që ata duan është një kërkim falje”, ka thënë Veseli.

Uji Dea

Ndërkaq në pyetjen rreth asaj nëse SHIK-u është struktura që organizon fluksin e parave në Kosovë, Veseli ka dhënë një përgjigje interesante.

“Shprehja e përdorur në këtë pyetje tregon se po shikoni shumë filma për James Bondin”, është përgjigjur Veseli.

“Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si dhe Agjencia jonë Kombëtare e Inteligjencës, SHIK, të cilën e kam udhëhequr, dolën nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës pas çlirimit të Kosovës. Këto institucione pushuan së ekzistuari pas shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Republika e sapokrijuar e Kosovës krijoi Forcat e Sigurisë së Kosovës, si dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Pjesa tjetër e pyetjeve janë trillime”, ka thënë tutje Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.