FITORJA

Mediat në Kosovë para shumë sfidave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) prezantoi të mërkurën studimin “Gjendja e Mediave në Kosovë”, studim ky që analizon zhvillimet dhe ngecjet e medias.

I realizuar në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK), ky studim ka analizuar problemet e vazhdueshme të sektorit të mediave në vend me fokus të veçantë në raportet ndërkombëtare për mediat në Kosovë.

“Problemet me të cilat ballafaqohet sektori i medias në Kosovë janë probleme të vazhdueshme dhe konsistente për shumë vjet. Ky studim i elaboron këto probleme dhe parasheh një rrugë të shumëtrajtshme për zgjidhjen e tyre,” ka thënë gjatë prazantimit Krenar Gashi, Drejtor Ekzekutiv i INDEP.

Ndër problemet kryesore të identifikuara nga INDEP spikatet çështja e ligjeve që rregullojnë fushën e mediave, veçanërisht mungesa e qasjes së gazetarëve në dokumente publike. Njëkohësisht, analiza e INDEP thekson se gazetarët dhe redaktorët vazhdojnë të jenë subjekt të dhunës dhe kërcënimeve.

Fundamenti

“Edhe pse nuk mund të mohohet progresi, gazetarët dhe mediat në Kosovë akoma ballafaqohen me presione e madje edhe me dhunë, krahas mungesës së mbrojtjes institucionale dhe mungesës së vullnetit politik për të siguruar media të lira e shumë sfida të tjera,” ka thënë Shkamb Qavdarbasha, autor i punimit.

Sidoqoftë, në raport thuhet se duke pasur parasysh sfidat e shumta me te cilat ballafaqohen mediat, disa shtëpi mediale vazhdojnë të bëjnë punë të mirë. Megjithatë, gazetarëve akoma u ofrohen mundësi të limituara për avancim profesional si dhe shumë shtëpi mediale në vend nuk janë të vetëqëndrueshme.

INDEP dhe AGPK u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve relevante në raport që të ndërmarrin hapa për të vendosur një ambient më të sigurt të punës për gazetarë. Gjithashtu, të dy institucionet u bëjnë thirrje mediave që të investojnë në profesionalizimin e stafit të tyre si dhe në zhvillimin e gazetarisë si mënyrë e sigurimit të vetëqëndrueshmërisë financiare.

Studimi është përkrahur nga Ambasada Holandeze në Prishtinë dhe Free Press Unlimited.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.