Fundamenti

Mediat ndërkombëtare rikujtojnë se Gjykata Speciale nisi me raportin e Dick Martyt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Mediat ndërkombëtare i kanë dhënë hapësirë të konsiderueshme deklarimit të sotshëm të David Schwendiman, Prokurorit Special që do të hetojë mbi krimet e pretenduara të kryera nga ish UCK-ja në Kosovë.

Duke raportuar nga Haga ku edhe është selia e kësaj gjykate, gazeta amerikane The New York Times, ii referohet agjencisë së lajmeve The Associated Press.

Gazeta shkruan se kryeprokurori i do të përpiqet të sjellë drejtësinë dhe të sjellë para drejtësisë ata që shkaktuan mizoritë gjatë betejave në Kosovë. Për këtë arsye, prokurori është zotuar sedo të kryejë hetime “pa frikë dhe pa favorizime”.

David Schwendiman, asnjë ish prokuror federal në SHBA i cili ka punuar edhe në Bosnie dhe Afganistan, u ka thënë gazetarëve se është ‘i vetëdijshëm për ndjeshmërinë politike të asaj që do të bëjë”, por ka nënvizuar se “do të drejtohem vetëm nga faktet dhe ligji”.

Këto deklarime, shkruan gazeta amerikane, prokurori i ka bërë gjatë konferencës së parë për media që nga emërimi i tij në këtë detyrë me 1 shtator të këtij viti, transmeton lajmi.net.

FIDANISHTJA

Gazeta rikujton se ai do të hetojë pretendimet e hedhura në raportin e Dick Martyt, senatorit zviceran i cili në vitin 2010, në Këshillin e Evropës pati hedhur dyshime se ish UCK-ja, përfshirë edhe presidentin aktual, Hashim Thaçi, janë të përzier në krime kundër serbëve lokalë, të cilëve u janë marrë organet dhe u janë shitur në tregun e zi gjatë viteve 1998-99. Thaçi, shkruan gazeta, i ka mohuar këto pretendime.

Gazeta citon edhe Fidelma Donlon, zyrtaren tjetër të kësaj Dhome të Specializuar të Gjykatës Supreme që do të veprojë në Hagë të Holandës, të ketë thënë se “qëllimi i aktivitetit gjyqësor” është të fillohet nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm.

Donlon gjithashtu ka deklaruar se gjykata, “do të zbatojë standardet më të larta të mbrojtjes së dëshmitarëve”, që do të jenë të përfshirë në proceset gjyqësore të saj.

“Kjo është diçka që ne e marrim shumë seriozisht”, tha ajo.

Në lidhje me këto deklarime kanë raportuare dhe imediate tjera si Reuters.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.