Mediat italiane: Strakosha më i miri te Lazio, i mohon festën Ronaldos
Thomas Strakosha ishte padyshim lojtari më i mirë i Lazios, në sfidën e luajtur pasditen e sotme në “Allianz Stasium” ndaj Juventusit, ndonëse bardhezinjtë arritën t’ia dërgojnë dy herë topin në rrjetë.
Portieri i bardhekaltërve bëri një sërë pritjesh, duke shmangur gola të sigurt, ndërsa në të paktën 4 raste, i mohoi golin e parë italian edhe yllit portugez, Cristiano Ronaldo, i cili debutoi sonte para publikut bardhezi.
Numri një i Lazios u vlerësua me notën 6.5 nga mediat italiane, që theksuan se: Strakosha pret gjithçka që mundet dhe në disa raste shpëton skuadrën nga goal të sigurt. I mohon festën Ronaldos në disa raste, ndërsa është i pafajshëm në golat e pësuar.
Thomas Strakosha luan sezonin e dytë si titullar te Lazio dhe po tregon një formë në rritje nga ndeshja në ndeshje, ndërsa ka ngjitur shkallë edhe në hierarkinë e portës kuqezi, me Panuccin që e trajton si të barabartë me Etrit Berishën./SS/


