FIDANISHTJA

Mediat italiane: Igli Tare, sekreti i Lazios së Champions League

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

“E morën për të çmendur Lotiton në 2008-ën, kur vendosi që të merrte Igli Taren në rolin e drejtorit Sportiv te Lazio”.Kështu nis shkrimi i së përditshmes prestigjioze italiane “La Repubblica”, e cila, duke analizuar ecurinë e klubit çelest, vë në pah edhe punën e shkëlqyer që ka bërë ndër vite ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare. “Është pikërisht drejtori Sportiv shqiptar sekreti i kësaj Lazio, e cila po shkëlqen vazhdimisht, duke shkuar tashmë në zonën Champions.

Ai gjen lojtarët, presidenti i blen në fund të bisedimeve. Duket se binomi funksionon në mënyrë perfekte, aq sa Lacio nuk vuan as në planin e bilancit financiar, aq shumë të proklamuar në vitet e fundit nga FIFA dhe UEFA. Dhe të mendosh se nuk është në nivel të lartë vetëm Lazio e Stefano Piolit, por dhe të rinjtë.

Falë punës së shkëlqyer të Tares, skuadra e të rinjve është në krye të renditjes në tre vitet e fundit, nga ku po dalin dita-ditës lojtarë si Kataldi i datëlindjes 1994, të cilin Konte (trajneri i Italisë) është gati ta thërrasë në Kombëtare.

Apo edhe Keita, ‘i peshkuar’ në kantierin e Barcelonës dhe kthyer tashmë në një yll të organikës çeleste e miksuar sa me të rinj të talentuar dhe me veteranë ekspertë. Shqiptari shfrytëzon më së miri faktin që njeh 6 të huaja dhe miqësi të shumta kudo ku ka shkuar. Pikërisht nga një e tillë erdhi te Lazio një si Miro Klose, lojtar shumë i rëndësishëm jo vetëm për atë çka jep në fushë, por edhe për imazhin e kësaj Lazio, transmeton panorama.

Klose dhe Tare kanë luajtur së bashku te Kaiserslautern dhe që nga ajo kohë kanë mbetur miq, ndaj sintonia e tyre është si një motor për gjithë grupin lacial. Dhe nuk është çudi që Miro të vijojë ende karrierën te Lacio, ca më shumë që ka nga pas një Felipe Anderson, i cili dhuron asist për çdo ndeshje. Ja edhe braziliani, një tjetër kryevepër e Tares. Igli dhe sekretari i Përgjithshëm Kalveri qëndruan 10 ditë qershorin e 2013-ës në Brazil, për të sjellë më pas në Itali atë që Tare e sheh së shpejti si një nga yjet e futbollit evropian.

Mobi Casa

Për këtë arsye, nuk e dha në huazim, pavarësisht një mijë e një ofertave që pati verën e shkuar. E pagoi 9 milionë euro, por tani vlen plot 40 milionë euro. Dhe kushton goxha edhe Bilia, një tjetër goditje e tij, marrë verën e 2013-ës nga Anderlechti, pak a shumë për të njëjtën shifër. Por tani, lojtari kërkohet nga Paris SG-ja, teksa Lotito kërkon plot 30 milionë euro.

Tjetër kryevepër: Hernanes, i cili u ble 9.5 milionë euro dhe iu shit Interit për 20. Sakaq, në merkaton e 2014-ës erdhën De Vrij (6.5 milionë), Parolo (5.5), Basta (huazim për 500 mijë euro me të drejtë blerje për 6 milionë), Gentileti (750 mijë euro) dhe me parametër zero Xhorxheviq e Brafheid. Kësaj i duhet shtuar afrimi i trajnerit Pioli, një person që i afrohet ndjeshëm idesë së futbollit evropian që kërkon gjithnjë Tare: ‘Nuk ka rëndësi emri që shkruhet pas në fanellë, por simboli që mban përpara’.

Metoda e tij në merkato është e thjeshtë: i sinjalizojnë një lojtar. Tare e studioi për orë të tëra në video dhe, më pas, shkon dhe e takon personalisht. Informohet në lidhje me karakterin e lojtarit. Flet me familjen dhe, në rast se më pas ka mundësi ekonomike, atëherë flitet direkt me Lotiton për ta afruar në skuadër. Kjo është ndoshta pjesa më e vështirë e punës së tij, por në mjaft raste ia ka dalë mbanë.

Kështu, i nënvlerësuar për shumë vite, tani edhe klubet më të mëdha i njohin atij aftësinë për të ndërtuar një skuadër të fortë, edhe pa pasur një buxhet të jashtëzakonshëm. Dhe, të mendosh se Lazio renditet e shtata në Serinë A, për sa i përket buxhetit, aq sa gjysma e Milanit dhe Romës.

Por, ama në këto momente, është e para sa i përket cilësisë së lojës. Dhe Tare sapo ka marrë edhe dy talente për sezonin tjetër: mbrojtësin holandez Hoedt dhe fantazistin anglez Morrison. Edhe dy të rinj të tjetrë, për të cilët flitet shumë mirë, të afruar me parametër zero. Dhe, derisa do vijojë ta bëjë kaq mirë këtë gjë, zor se Lotito do ta lejojë që të largohet nga Lazio”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.