Eko Higjiena

Mediat italiane: Granit Xhaka në Inter

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Tani që afati kalimtar i verës po afrohet, Interi e ka intensifikuar punën për të gjetur mesfushorë të ri dhe kjo ka bërë që drejtuesit e zikaltërve të shprehin interesim për Granit Xhakën e Arsenalit.

Afati kalimtar i verës do të hapet më 1 korrik dhe Interi tanimë ka filluar punën për ta përforcuar skuadrën gjatë verës. I fundit që është lidhur me një transferim në Inter është pikërisht Granit Xhaka, transmeton Gazeta Express.

Interi pritet të bëjë shumë investime gjatë verës, veçanërisht për ta përmirësuar repartin e mesfushës. Drejtorët e klubit ëndërrojnë për Toni Kroosin, Ivan Rakiticin e Tanguy Ndolbelen. Së fundi kësaj liste i është shtuar edhe Xhaka.

UBT

E përditshmja italiane, Corriero dello Sport, pretendon se Xhaka mund të transferohet në Inter në fund të sezonit, përkundër që Arsenali nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij. Madje, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka qenë në Angli gjatë ditëve të fundit.

Për më tepër, kontrata e Xhakës me Arsenalin, e cila u rinovua vitin e kaluar, është e vlefshme deri në qershor të vitit 2023. Por, kjo kontratë nuk po i ndal drejtorët e Interit të interesohen për mesfushorin dhe ata janë të gatshëm t’i shpenzojnë deri në 50 milionë euro për të.

Xhaka i ka bërë 32 paraqitje për Arsenalin këtë sezon, gjatë të cilave i ka shënuar katër gola dhe i ka asistuar tri të tjera. Në disa ndeshje, ai e ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.