Hidromorava

Mediat gjermane lavdërojnë Bunjakin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Dy gola të shënuar për ekipin e Eintracht Frankfurtit. Ky është lojtari më i ri në moshë i Përfaqësueses së Kosovës, Enis Bunjaki. 16-vjeçari shënoi dy herë të dielën në miqësoren Grun-Weic Firre.

Kjo ka bërë që mesfushori kosovar të lavdërohet nga mediat gjermane. “Enis Bunjaku – fytyrë fëmije me trup profesional”, ishte titulli i ‘hr-online.de’.

Mobi Casa

“Shumë lojtarë të rinj që kanë zbritur në fushë janë duke u munduar të tregojnë veten, por vetëm 16-vjeçari, Enis Bunjaki, është duke u veçuar. Jo vetëm pse shënoi dy gola, ai gjithnjë shfaqet i rrezikshëm me trupin e tij të mirë në moshën e re.

Sulmuesi me prejardhje nga Kosova kishte rënë në sy të drejtori sportiv, Bruno Hubner. Nuk duhet të befasohemi nëse e shohim atë vitin e ardhshëm në stërvitje profesionale me ekipin e parë”, shkruan ky sajt.