ARKATANA

Mediat franceze zbulojnë të ardhmen e Canës

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Lorik Cana mund të mbetet në Nantes edhe për një sezon.
Mbetet ende e paqartë e ardhmja e Lorik Canës edhe për mediat franceze që gjithsesi në tentativën për të hedhur dritë mbi të, zbulojnë disa detaje mjaft interesante në lidhje me kapitenin e Kombëtares Shqiptare që në përfundim të aventurës në Euro 2016 bëri të ditur se shpejt do të zyrtarizojë vendimin për lamtumirën ndaj Kombëtares.

Opsioni i largimit të tij gjithsesi mbetet në fuqi, me Lorikun që ka mjaft oferta dhe me shumë mundësi do të transferohet jashtë Evropës.

Fundamenti

Gjithsesi nisur nga fakti që mbetet ende në kontratë me Nantes, klubi francez do të përfitojë një shumë simbolike nga transferimi i Canës.

Pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera që Loriku ka me presidentin e Nantes, Qaldemar Kita, për momentin nuk parashikohet një marrëveshje xhentëlmenësh në mënyrë që Nantes të heqë dorë nga e drejta duke pranuar largimin e Canës me parametra zero, gjithmonë duke ju referuar mediave franceze./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.