HW

Mediat e rajonit: Beatrix Ramosaj, bukuroshja atraktive nga Kosova

/ 2 minuta lexim
HW

Beatrix Ramosaj është një këngëtare e re dhe tekstshkruese e lindur më 9 qershor të vitit 1994 në Kosovë – shkruan portali boshnjak klix.ba.

Periudhën e hershme të jetës, Beatrix e ka kaluar në Holandë, nga ku u vendos në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë – vazhdon shkrimi për këngëtaren shqiptare.

Në këtë qytet, ajo u regjistrua në Akademinë e muzikës dhe diplomoi me sukses.

Ramosaj flet shqip, gjermanisht, holandisht dhe anglisht – shkruan më tej në artikull, ndërsa frymëzim në muzikë i ka Drake, Rihanna, Lana Del Rey, The Neighbourhood e The Weeknd.

Karrierën muzikore e ka filluar që nga mosha 16-vjeçare, ndërsa ka qenë finaliste e sezonit të gjashtë të “Dancing With The Stars”.

FIDANISHTJA

Është paraqitur edhe në festivale, si Top-Fest, ku ishte nominuar për baladën më të mirë për këngën “Prekëm ngadalë”.

Në këtë eveniment të ndarjes së çmimeve, i ka fituar dy çmime me këngën “Dhoma 609”, ndërsa është edhe fituese e spektaklit televiziv “Your Face Sounds Familiar”.

Në përzgjedhjen e videoklipeve, portali boshnjak e ka përzgjedhur videon muzikore të këngës “Pa ndjenjë”, në të cilën Beatrix shfaqet shumë atraktive.

Ndërsa më poshtë jua sjellim galerinë e fotografive të këngëtares shqiptare që i ka publikuar ky portal. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.