United Hospital

Mediat e dirigjuara nga Beogradi nuk mund të sigurojnë të drejtën e informimit në gjuhën shqipe

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këshilli Kombëtar Shqiptar ka kundërshtuar vendimin mbi përzgjedhjen e projekteve në konkursin për bashkëfinancimin e projekteve mediale në gjuhën e pakicave të vitit 2019 nga Ministria e Kulturës dhe Informimit.

Këshilli Kombëtar Shqiptar në shkresën drejtuar Ministrit Vladan Vukosvleviq ka theksuar se Ministria nuk ka respektuar të drejtat e garantuara sipas kushtetutës dhe ligjeve të veçanta për pakicat kombëtare dhe po rrezikon të drejtat e komunitetit shqiptar për informim në gjuhën shqipe.

Kjo ministri ka mbështetur kryesisht projektet e parashtruar nga organizatat mediale që i përkasin përkatësisë së shumicës dhe në të njëjtën kohë ka anashkaluar organizata mediale burimore të komunitetit shqiptar. Përmes mediave të dirigjuara nga Beogradi nuk mund të sigurohet e drejta e informimit në gjuhën shqipe.

KKVITI

Në të njëjtën kohë Ministria thuajse fare nuk ka marrë parasysh rekomandimet e Këshillit Kombëtar Shqiptar të dërguar më 10/06/2019 me Nr. 191-2/19, edhe pse një gjë e tillë kërkohet të respektohet me ligjet në fuqi.

Vlen të theksohet se Këshilli Kombëtar Shqiptar në shkresën e dërguar, ka shprehur shqetësimin e thellë, se qeveria dhe dikasteret e saj, në vazhdimësi duke mos e respektuar këtë institucion po anashkalojnë vullnetin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Në këtë mënyrë po pamundëson bashkëpunimin për të realizuar të drejtat ligjore. Tashmë po bëhet e qartë qasja e kabinetit qeveritar ndaj respektimit të të drejtave të shqiptarëve në të gjitha fushat e veprimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.