United Hospital

Mediat botërore: Dasma e dytë mbretërore shqiptare, Princi Leka martohet në një ceremoni luksoze

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dasma e Princ Lekës dhe aktores Elia Zaharia që u organizua të shtunën bëri “zhurmë” të madhe në gjithë botën.

Mediat ndërkombëtare u fokusuan në madhështinë e dasmës, duke shkruar artikuj për detaje interesante të dasmës.

Edhe prestigjiozja britanike Daily Mail i ka kushtuar një artikull të gjatë kësaj martese, duke e përshkruar si një dasmë të rrethuar me madhështi, në të cilën ishin të pranishëm rreth 20 familje mbretërore nga e gjithë bota, transmeton lajmi.net.

Sulejman Gjanaj, kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, një parti monarkiste e vogël e djathtë që mbështet familjen mbretërore shqiptare, tha për BIRN, transmeton Daily Mail, se dasma do të vërtetojë statusin e mbretërisë shqiptare dhe do të sigurojë trashëgiminë e Mbretit Zog.

FIDANISHTJA

“Fakti që mbi 20 familje mbretërore dhe më shumë se 100 aristokratë nga e gjithë bota do të marrin pjesë në dasmë është një tregues i miratimit që ka mbretëria shqiptare”, citohet të ketë thënë Gjanaj.

“Kjo është përgjigja më e mirë për të gjithë ata që kanë falsifikuar historinë e shtetit tonë dhe i kanë mohuar të drejtat legjitime të familjes mbretërore”, ka shtuar ai.

“Familja mbretërore e Shqipërisë u dëbua nga vendi në vitin 1939, pasi vendi u pushtua nga fashistët italianë”, rikujton Daily Mail.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.