Fundamenti

Medalje historike për Kosovën, Erza e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinj në Argjentina

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Erza Muminoviq e ka fituar medaljen e bronztë në garat e Lojërave Olimpike për të rinj në Buenos Aires. Kosova shkruan me medalje historinë edhe në Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018.

Xhudistja Erza Muminoviq i ka sjell vendit tonë medaljen e bronztë nga kryeqyteti i Argjentinës.

Kampionia e Evropës fitoi të bronztën me repesazh në kategorinë -44 kilogramë.

Ajo në luftën për medalje mundi ukrainasen, Anastasia Balaban me ippon, për të shpërthyer më pas në lot nga gëzimi.

Eco Higjiena

Erza e nisi me humbje në çerekfinale nga indoneziania, Devi Tangjam.

Më pas në repesazh mundi bullgaren, Aleksa Georgieva, si dhe Vusala Karimova të Azerbajxhanit, për të mundur në luftën për medalje ukrainasen, Balaban.Kontribut në fitimin e medaljes dha edhe asistenti i trajnerit të mirënjohur, Driton Kuka, Fatos Tabaku, i cili ndodhet me Erzën.

Krahas drejtuesve më të lartë të Komitetit Olimpik të Kosovës si dhe ministrit Kujtim Gashi, lufta kryesore e Erzës u përcoll edhe nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach dhe presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.