Fundamenti

Me Vrapimin e Lirisë, Komuna e Gjilanit nis aktivitetet në shënim të Ditës së Çlirimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Me aktivitetin sportiv Vrapimi i Lirisë, Komuna e Gjilanit ka nisur aktivitetet në shënim të Ditës së Çlirimit, në ngjarjen ku mori pjesë nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku e drejtori për Kulturë, Rini e Sport, Kushtrim Zeqiri.

Në emër të kryetarit Alban Hyseni, nënkryetarja Morina Bunjaku dhe drejtori Zeqiri u kanë uruar qytetarëve Ditën e Çlirimit, dhe pjesëmarrësve suksese në këtë garë të vrapimit, derisa kanë rikonfirmuar mbështetjen e Komunës së Gjilanit për sportistët me të gjitha kapacitetet komunale.

“Shpresojmë dhe besojmë që të gjithë qytetarët do ta ndjejnë atmosferën festive dhe i ftoj që të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve”, ka thënë nënkryetarja Morina Bunjaku.

GRANDEMALL

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit, sot janë mbajtur edhe garat e notit në pishinën Europa – Kmetoc, ndërkaq do të mbahet edhe aktiviteti kulturor “Ballë për Ballë me Poetin” në ora 15:00, në Bibliotekën e Qytetit dhe në mbrëmje, në ora 20:00, në Teatrin e Qytetit shfaqet monodrama “Cili je…Cili je…”, e autorit Bedri Selmani.

Ndërkaq, nesër (15 qershor), janë paraparë të mbahen këto aktivitete: seanca solemne e Kuvendit Komunal (salla e teatrit të qytetit, ora 9:00), homazhe te varrezat e dëshmorëve (10:00 – 12:00), turneu i futbollit i veteranëve (stadiumi ndihmës, ora 17:00), koncerti për fëmijë në ora 17:00 te platoja e Teatrit të qytetit, ndezja e flakadanëve te varrezat e dëshmorëve – platoja e qytetit (20:00 – 21:00), për të përfunduar me koncertin festiv në ora 21:00, te platoja e teatrit.

Përndryshe, aktivitetet për nder të Ditës së Çlirimit po mbahen nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.