KKVITI

Me vetiniciativë rinovohet hyrja në objektin e Shërbimit të Zjarrfikësve

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Me vetiniciativën e drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe të Shërbimit të Zjarrfikësve është duke u rinovuar hyrja në objektin e këtij shërbimi, respektivisht janë duke u rregulluar shkallët të cilat ishin të degraduara skajshmërisht.

Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie Halit Rexhepi, ka thënë se shkallët e hyrjes në objektin e shërbimit të zjarrfikësve ishin degraduar aq shumë saqë së fundmi u bënë edhe rrezik për punëtorët gjatë intervenimeve emergjente, kur duhet një shpejtësi më e madhe e veprimit nga ana e stafit.

Mobi Casa

“Kjo ka qenë iniciativë e vet zjarrfikësve, ndërsa mjetet për të siguruar materialin e nevojshëm janë siguruar nga peti-keshi i drejtorisë me mbështetje materiale edhe nga kompania “Pro Eng”, ka thënë Rexhepi, duke precizuar se kjo punë është bërë me qëllim të rregullimit të ambientit dhe krijimin e kushteve për intervenim më të lehtë dhe të shpejt./rajonipress/