Fundamenti

Me vetëm 7 muaj në Gjermani, shqiptarja bëhet asistente sporti

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Marinela ka mbaruar një praktikum dyjavor në federatën sportive të qarkut dhe përmes kësaj ka fituar shansin që të kualifikohet për asistente sportive pëmes një seminari njëjavor.

Vajza 15 vjeçare nga Shqipëri, Marinela Bezhani ka vetëm shtatë muaj që ka ardhur në Gjermani (me prindërit, si refugjate). Ndërkohë ajo jo vetëm që e ka mësuar shumë bukur gjermanishten por është bërë dhe asistente sportive.

Marinela ka mbaruar një praktikum dyjavor në federatën sportive të qarkut dhe përmes kësaj ka fituar shansin që të kualifikohet për asistente sportive pëmes një seminari njëjavor.

Para se të vinin në Gjermani, Marinela me familjen jetonin në Shqipëri, mirëpo ajo vetë është e lindur në Greqi. «Babai im ka punuar disa vite atje. Pasi kam lindur unë, jemi kthyer në Shqipëri», thotë ajo për paz-online.de.

United Hospital

Nga shtatori i vitit të kaluar ajo ndjek klasën e nëntë të një shkolle në Wendenburg, ku dhe ka fituar shansin për praktikumin e përmendur.

«Është diçka e veçantë pasi që jo të gjithë mund të bëjnë një praktikum jashtëshkollor, transmeton albinfoch. Por pasi që ajo e flet kaq mirë gjermanishten, ne ia kemi besuar asaj këtë gjë», tregon mësuesja e saj, Karin Hahn. Dhe, në fakt Marinela e zotëron jashtëzakonisht mirë gjuhën gjermane, të cilën e ka mësuar me ndihmën e kurseve dhe me shumë zell e ambicie.

Sipas mësueses, ajo është shumë mirë e pranuar nga rrethi i nxënësve dhe ka treguar aftësi të veçantë për integrim.

Pasi të mbarojë seminarin, Marinela e cila luan me dëshirë volejboll dhe basketboll, do të bëhet asistente sportive dhe mund të punojë nëpër klube sportive, përcjell albinfo.ch. Por, si profesion jetësor, ajo e synon punën e polices. «Dua të bëhem police pasi që kam dëshirë të ndihmoj njerëzit», thotë ajo./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.