Uji Dea

Me vargje dhe me këngë u kremtua dita e shkollës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Shkolla fillore e lagjes Myhyrёt e Bresalcit “Vesel Muja”, komuna e Gjilanit, sot kremtoi ditёn e saj. Siç dihet, kjo shkollë fshati, punën edukativo-arsimore e ka filluar para 6 vjetësh. Një shkollë e re dhe me shumë aktivitete pune.

Fillimisht, Ajvaz Beqiri, drejtor i shkollës në fjalë tha se, tash e 6 vjet punon kjo shkollë e këtij fshati. Punon dhe aktivitetet e lira shkollore s’ndalen. “Sot, kur po e kremtojmë këtë datë pas 6 vjetësh pune, të gjithë punëtorët e kësaj vatre shkollore janë të gëzuar. Pse jo? Janë shembull për të mirë. Vijnë dhe i kryejnë detyrat e tyre me ditar në dorë.

Për shembull për të mirë janë edhe shkollarët e shkollës, të cilën, si një, janë të rregulltë dhe janë shembull në mësime e aktivitete tjera shkollore. Prandaj, si shtoi Ajvaz Beqiri, drejtor, këtu punohet dhe puna vlerësohet e adhurohet nga të gjithë.

Siç dihet, në këtë shkollë, tash për tash, mësimin e rregullt e vijojnë mbi 204 nxënës. Punojnë 30 arsimtarë të vyer dhe shembull në punën e tyre. Të gjithë janë të kualifikuar. Andaj, këtu puna bëhet punë. Një “gjë” duhet ta themi se, infrastruktura shkollore akoma nuk është kompletuar sa duhet. Këtu kemi nevojë për mbështetje nga organet përkatëse, sepse akoma ka vend që shkolla në fjalë duhet të pajiset me “sende” për punë normale.

Këtë vit jemi përfituese të një projekti, ku është bërë lyrja e objektit në fjalë. Tjetër, shkolla është kompletuar me kompjuterë, ku tash shkollarët duhet t’i përveshën punës. Deri sa sot kemi festë për shkollën, përnjëherë ndjejmë një dhembje për vdekjen e papritur të Arbenita Spahiut, e cila na ka lënduar mjaft. Ajo na mungon. Na mungon dhe na iku para kohe. Pra, e ndjejmë një dhimbje, sepse ajo s’pati fat që të jetë sot në mesin tonë”.

Eco Higjiena

Agron Muja, djali i Vesel Mujës, tha se, shkolla në fjalë çdo ditë po përparon. “Unë shoh se kjo vatër e dijes e këtij lokaliteti duhet të përparojë. Tash për tash, shkollarët janë pajisur më kompjuterë, ku arsimtarët e kësaj lënde mësimore duhet të interesohen për mirëmbajtjen më të mirë të tyre”. Sot, në ditën e shkollës në fjalë, u mbajt edhe një orë letrare me krijuesit e vegjël dhe disa nga krijuesit letrarë nga qytetit, Gjilani.

Me këtë rast, afro 20 shkollarë të kësaj shkolle fshati, punimet e tyre në prozë e poezi i lexuan para pjesëmarrëse të këtij manifestimi shkollor. Me këtë rast, Hysen Këqiku, shkrimtar nga Gjilanit, tha se, kur po i shoh këta shkollarë duke i lexuar punimet e tyre, zemra po më bëhet mal. “Pse t’mos më bëhet? Këta po i lexojnë poezitë e tyre, por – si shtoi ai, – këta janë vetë poezia. Nuk ka ma bukur se vargu, poezia. Na gëzuan me vargje, me ese, ku po e ndjej vetën shënd e verë. I lumtë shkolla që ka të tillë shkollarë krijues!

Në orën letrare, me punime e tyre letrare i lexuan edhe disa nga krijuesit letrarë nga Gjilani, si janë: Avni Daku, Zahir Abdullahu, Hysen Këqiku etj.

Në fund të këtij manifestimi, drejtoria e shkollës i shpërbleu tre shkollarë për punimet e tyre në vargje dhe eseistike. Kësaj here, vendin e parë e fitoi Arbenita Zharjani, vendin e dytë e fitoi Ariada Muji dhe vendin e tretë e fitoi Vlera Muji. Këta shkollarë, drejtoria e shkollës i shpërbleu me nga një libër. Ndërsa, krijuesit letrarë nga Gjilani, shkollës “Vesel Muja” ia dhuroi një numër të veprave letrare./ tefik selimi/rajonipress/