Eko Higjiena

Me ushqim të lehtë, humbni në peshë dhe mposhtni lodhjen pranverore

/ 2 minuta lexim

Për të gjithë ata që e kanë rënduar lugën paksa dhe kanë shtuar në peshë, fillimi i pranverës është momenti i fundit që të filloni me regjimin e ri të ushqimit.

Kalimi në ushqim më të lehtë, jo vetëm se do ta pakësojë peshën, por do të ndihmojë edhe në mposhtjen e simptomave të lodhjes pranverore, plogështisë dhe tenit problematik. Poenta është të hani sa më pak ushqim të yndyrshëm dhe të keni gjashtë shujta në ditë, raporton Gazeta Kosova Sot

DITA E PARË Kafjalli: sallatë me pemë Zamra: jogurt me probiotik Dreka: gjellë të trashë me perime me qull me elb Zamra: grejpfrut Darka: troftë në avull, spinaq të zier në avull.

DITA E DYTË Kafjalli: sallatë me pemë Zamra: jogurt me probiotik Dreka: gjellë me domate, oriz integral me kungulleshka, sallatë të gjelbër Zamra: mollë Darka: biftek në tym, sallatë nga rukolla.

DITA E TRETË Kafjalli: flluska me kanellë dhe qumësht Zamra: lëng grejpfruti Dreka: përzierje të perimeve dhe pjekurinë me bukë thekre Zamra: banane Darka: file pule, sallatë të gjelbër me tranguj dhe selino.

UBT

DITA E KATËRT Kafjalli: sallatë me pemë Zamra: jogurt me probiotik Dreka: makarona integrale me salcë domatesh dhe mëlmesa mesdhetare Zamra: portokall Darka: sallatë të përzier me tunë

DITA E PESTË Kafjalli: sallatë me pemë Zamra: jogurt me probiotik Dreka: gjellë me domate, oriz integral me brokol dhe misër, sallatë të gjelbër me panxhar Zamra: ananas i freskët Darka: tofu me rrepkë, pjekurinë me miell thekre.

DITA E GJASHTË Kafjalli: muesli me jogurt Zamra: kivi Dreka: hikërror i zier ngadalë me perime, sallatë nga lakra e kuqe Zamra: mollë Darka: biftek gjeldeti, sallatë nga panxhari me rrikë të copëtuar

DITA E SHTATË Kafjalli: bollgur me qumësht Zamra: grejpfrut Dreka: krem-gjellë

(Kosova Sot)