Hidromorava

Me ushqim kundër viruseve: konsumimi i këtyre ushqimeve mbron nga sëmundjet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Këto ditë, gripi dhe viruse të ndryshme janë përhapur në secilin hap, prandaj për të shmangur një gjendje si këto që ju prekin, parandaloni këto ushqime.

HUDHRA

Hudhra dhe qepa janë ushqime që mund të ndihmojnë në luftën me baktere të caktuara, të dëmshme dhe kundër viruseve të ndryshme. Përbërësit natyralë në hudhër dhe në qepë, si alicina, bllokojnë infeksionet.

UJI

Shumica e njerëzve pjesën më të madhe të dimrit e kalojnë në hapësira të mbyllura, e si pasojë e ngrohjeve ajri është më i thatë se zakonisht, që aspak nuk i përshtatet trupit. Pa lagështi të mjaftueshme, organizmi nuk është në gjendje të luftojë me ftohjen dhe viruset. Prandaj, nevojitet të pini më shumë lëngje.

XHENXHEFILI

Xhenxhefili njihet për faktin se përshpejton qarkullimin, ngroh dhe ndihmon në shërimin e viruseve në fazën fillestare. Po ashtu, xhenxhefili qetëson dhimbjet në muskuj (që shfaqen gjatë gripit). Por, pak e dinë se xhenxhefili i ndihmon trupit të vrasë gripin, si dhe e forcon sistemin imun në luftën kundër infeksioneve.

Eco Higjiena

SPECAT DJEGËS DHE RRIKA

Për rolin e vitaminave C dhe në forcimin e imunitetit tashmë dinë të gjithë dhe nuk ka nevojë të flitet shumë. Ajo që më pak dihet është se cilat janë burimet më të mira për vitamina C. Specat e freskët, sidomos ata djegës, kanë shumë më tepër vitamina C se limoni dhe portokajtë. Shumë më shumë vitamina C se limoni përmban edhe rrika, që me këtë rast “pastron” hundën e bllokuar dhe sinuset!

KAROTAT

Ndoshta nuk e keni ditur, karota në mënyrë natyrale i lufton infeksionet. Pasi që është e pasur me betakarotinë dhe karotenioidet e tjera, karotat ndihmojnë punën e sistemit imun. Konsumimi i rregullt i lëngut të freskët të shtrydhur nga karota nxitin furnizimin me betakarotinë. Vitamina A, që i përmban karota, po ashtu ndihmon në rrugët e frymëmarrjes.

MJALTI

Mjalti është shumë më shumë se “ëmbëltues natyralë”. Studimet kanë treguar se ka shumë efekte pozitive në shëndet. Ka efekt kundër baktereve që shpeshherë nxitin inflamacionet kronike të sinuseve dhe fytit. Ndikon edhe kundër disa llojeve të baktereve që janë rezistent në antibiotik. Mos e shtoni në çajin e ngrohtë – sepse nxehtësia dëmton vetitë shëruese të mjaltit.

(Kosova Sot)