Eko Higjiena

Me urdhër të Prokurorisë bastiset shtëpia e gjilanasit, policia sekuestron substanca narkotike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Me datë 04.08.2022, Prokuroria Themelore ne Gjilan, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës -DHTN ne Gjilan, pas informacioneve se një person i dyshuar po merret me shitblerjen e narkotikeve, me urdhër të Gjykatës kanë bastisur shtëpinë e tij, ku kanë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi si në vijim:


1) Një qese e vogël plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gramëve.
2) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 29.6 gramëve.
3) Një qese e plastikës me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 56.1 gramëve.
4) Një peshore elektronike – digjitale.
5) Një mulli për bluarje të marihuanës (grinder).
6) Një sasi e qeseve të vogla plasmani (minigripa) që shërbejnë për paketim të narkotikëve.

FIDANISHTJA

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë personi i dyshuar K.B. ( 1978) nga Gjilani, për shkak të dyshimit te bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 267 i KPK-së dhe ndaj të njëjtit është parashtruar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, pranë Gjykatës Themelore ne Gjilan thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.