Me ujë e gjumë kundër ftohjes!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në pyetjen se si të parandalohen simptomat e para të ftohjes, ekspertët dhanë përgjigjen e tyre “unanime”. Pirja e sasive të mëdha të ujit ka një efekt më të madh sesa tabletat e zinkut, konsumimi i supës së pulës, inhalimi dhe speji për hundë. Siç rekomandojnë ekspertët, filloni të konsumoni sasi të mëdha të ujit që në dhimbjen e parë të fytit dhe kur rrjedhin hundët në mënyrë intensive.

Por nuk duhet tepruar me konsumimin e ujit. Pini një gotë me ujë për çdo një ose dy orë në ditë dhe do të mposhtni simptomat e të ftohtit. Me hidratimin e organizmit do të luftoni në mënyrë më efektive kundër simptomave të para të ftohjes, sepse trupi do të prodhojë mukozë që do t’ju ndihmojë të shpëtoni nga sulmet e viruseve. Siç theksojnë ekspertët, kjo nuk do të arrihet në qoftë se trupi nuk ka siguruar furnizim të qëndrueshëm të fluideve.

RCCOLA

Me hidratimin e trupit filloni që tani, transmeton “Zëri.info”. Për fillim përpiquni të siguroni edhe të paktën 7 deri në 8 orë gjumë. Kjo periudhë e gjumit do të ndihmojë në procesin e hidratimit. Një studim i kohëve të fundit në fushën e gjumit ka monitoruar veset e gjumit të të anketuarve meshkuj dhe femra të shëndetshëm, për një periudhë njëjavore.

Pas kësaj pjesëmarrësit janë dërguar në karantinë, ku ata ishin të ekspozuar ndaj rinoviruseve për të përcaktuar se sa të anketuar do të marrin këtë lloj të virusit. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se subjektet me gjumë më të shkurtër janë prekur nga rinovirusi. Gjumi gjithashtu ndihmon mukozën të nxjerrë viruset nga trupi, por një shpjegim i thjeshtë është se kur flini trupi juaj mund të drejtojë energjinë drejt sistemit imunitar, gjë që nuk është rasti në gjendjen e zgjuar, shpjegojnë ekspertët./(Zëri)