FIDANISHTJA

Më trego, o gjysh

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Poezi nga Ramadan Mehmeti

Më trego, o gjysh
Kur ishe i ri
Më trego në besë
Ke pasur dashuri?

Më thuaj, më thuaj
Pashë dy sytë e zi
Njohe ti nanushin
Apo të njohu ajo ty?

E njohe në shkollë
Në orën e historisë
Nën degë të bliri
A te hija e qershisë?

Mobi Casa

Të lutem, o gjysh
Më trego se ç’ndodh
Kur dikë e do
Si syri një mollë?

Më thuaj, më thuaj
Më herët ta di
Ku rri dashuria
Që më ndrit në sy?

– Po, or nip i mirë
Ajo ndez një zjarr
Sikur dhe çdo ëndërr
Të digjet ngadalë.

Gjumi yt i parë
Sikur është barkë
Ku gjithë dashuria
Bulëzon si në arkë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.