FITORJA

Më thuaj çfarë kafe pi, të të them se kush je!

/ 4 minuta lexim
FITORJA

A mund të përcaktohet karakteri i një personi nga lloji i kafesë që pi çdo ditë në bar? Po, kjo sipas një studimi amerikan të kryer nga “Doghouse Diaries”.

Baret janë ndoshta “ushtrimet” komerciale absolutisht më të frekuentuara, duke filluar që nga mëngjesi përpara se të shkohet në zyrë, gjatë pushimit të punës, në drekë apo pasdite. Kafeja është pija më e konsumuar në botë, nëse do të përjashtonim ujin. Për rrjedhojë, baret ditë pas dite po bëhen si një vend takimi ku të gjithë duket se bëhen miq apo të njohur, me të cilët mund të ndash ndonjë problem apo t’u japësh edhe ndonjë këshillë. Le të shohim atëherë se si ky studim i ndan klientët sipas kafesë që ata porosisin.

Ekspres

Kush merr ekspresin klasik është një person miqësor dhe i aftë për t’u përshtatur. I pëlqen shija e kafesë, karakteristikë e rrallë dhe e denjë admirimi.

Dopio ekspres

Kush porosit këtë kafe është një person praktik dhe një punëtor i madh. Ka nevojë gjithmonë për stimuj dhe e di se një ekspres i thjeshtë për të është i barasvlefshëm me një filxhan uji të nxehtë.

Triplo ekspres

Në Shqipëri nuk përdoret shumë, por në Shtetet e Bashkuara po. Ai person që pi këtë lloj kafeje është shumë entuziast nga jeta, madje më shumë nga ç’duhet, por edhe pak njeri i ngurtë dhe maniak. Është euforik, mbase nuk arrin të flejë mirë dhe gjatë ditës ka nevojë të qëndrojë zgjuar.

Kafe me akull

Bëhet fjalë për në person shumë të vendosur, të sinqertë dhe që e sheh jetën të rrjedhë në mënyrë të qetë; kafen dëshiron ta pijë me pipë.

Kafe amerikane

ARKATANA

Zakonisht bëhet fjalë për një tip të qetë dhe të ndërgjegjshëm që i pëlqejnë gjërat e thjeshta të jetës. E do natyrën dhe të bukurën, por nuk kërkon me ngulm përsosmërinë. Këtij njeriu i mjafton shumë pak për të qenë i/e lumtur, madje edhe një kafe e shpëlarë.

Kafe, merre dhe ik (e shpejtë)

Është karakteristikë e një personaliteti serioz dhe të përqendruar, shumë i kujdesshëm në punë, që nuk i do kohët joproduktive dhe që në kundërshtim me këtë jep gjithçka. Nuk ka sigurisht frikë ndaj rrezikut dhe rënies.

Kafe me qumësht

Lloj personaliteti që tenton të reflektojë, por mbase në mënyrë shumë të ekzagjeruar saqë bëhet i/e pasigurt. Por kjo është vetëm në dukje, sepse në fund arrin të marrë rrugën më të sigurt.

Kafe makiato

Nuk është puro kafe, por as edhe kapuçino. Është diçka e ndërmjetme. Këtë lloj kafeje e pëlqejnë kompromistët, që nuk duan të qëndrojnë as andej dhe as këtej. Personi që pi këtë kafe ka një karakter tradicional, shumë të rezervuar dhe preferon më shumë të shkuarën sesa të ardhmen.

Kapuçino

Ata që e porosisin janë kryesisht bujarë, altruistë, por që lodhen duke “e mbajtur” kokën mbi shpinë. Janë të hutuar, pothuajse të harruar për veten dhe mund të ndodhë që të jenë miqtë ata të cilët u thonë të fshijnë shkumën e kapuçinos nën hundë.

Kapuçino me kakao

Studimi flet për një person pedant (ai që në punë e në jetë merret jashtë mase me hollësirat e vogëlsirat dhe përpiqet vetëm që të jetë formalisht në rregull), i bezdisshëm, shumë i sigurt në vete, egoist, që sheh vetëm terezinë e tij dhe nuk kujdeset aspak për të tjerët. Në disa raste është edhe pak snob.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.