UBT

Më thonë jam lule

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Poezi nga Bilall Maliqi

Më thonë jam lule,
Yll në qiell
Jam si rreze,
Që lëshon ai diell!
Më thonë jam ylber,
Me ngjyra plot
Që lidh dy kodrina,
Kur qielli derdhë lot!
Më thonë jam e ëmbël,
E i ngjaj qershisë
Me trup të drejt,
Të hijshëm si t’selvisë!
Më thonë jam e bukur,
E vajzë punëtore
Me sukses në shkollë.
Jam shembullore…!

Uji Dea

(01 mars 2018)