FIDANISHTJA

Me stil si të viteve ’70, Bebe Rexha mahnit me pamjen voluminoze në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Të gjithë sytë u kthye nga Bebe Rexha gjatë paraqitjes së saj në para-ndejën e ‘Grammy Awards 2023’, të organizuar nga ‘Warner Music Group’ në Hollywood Athletic Club të enjten.

Interpretuesja e hitit “In the Name of Love”, 33 vjeçe, kanalizoi dukjen e femrave të viteve 70’ në një kostum ngjyrë vjollce të thellë me një hark në bel, shkruan DailyMail.

Bebe, e lindur me emrin origjinal Bleta Rexha, kombinoi veshjen e ndritshme me taka të ngjashme me platformë ngjyrë vjollce dhe veshi fustanet e saj bionde me kaçurrela shumë voluminoze.

Bukuroshja me origjinë shqiptare i kishte lënë flokët e saj bionde në një stil të hapur voluminoz, duke marrë kështu një pamje mjaft dramatike.

Për aksesorë, këngëtarja e hitit “I’m a mess” kishte zgjedhur një palë vathë argjendi dhe një numër unazash.

ARKATANA

Sa i përket makijazhit, ajo zgjodhi qerpikët dramatikë dhe një skuqje rozë në faqet e saj.

E diela do të jetë një prej mbrëmjeve më të rëndësishme në karrierën e Bebe Rexhës.

Kjo pasi ajo potencialisht mund të fitojë një prej çmimeve më të rëndësishme në karrierën e saj, atë të “Grammy”-t.

Ajo është nominuar për çmimin “Kënga më e mirë ritmike/elektronike” për bashkëpunimin e saj shumë të suksesshëm me David Guettan, “I’m Good (Blue)”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.