Eko Higjiena

“Me Spanjën të kapërcejmë limitet tona”

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Pasi pushoi ndaj Lihtenshtejnit, Ansi Agolli kthehet në formacionin titullar të Kombëtares dhe menjëherë flet si kapiten. Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Spanjën, mbrojtësi i majtë i bëri thirrje skuadrës, që për të përballuar me sukses “La Rojan”, duhet të kalojë limitet e saj.

“Kjo është e para prova e fortë për ne. Ne kemi respekt për Spanjën, por jo frikë. Asnjë ekip nuk futet në fushë për të humbur. Ne do të japim maksimumin, pavarësisht si përfundon ndeshja. Nuk besoj se ndonjë lojtar që nuk ka dëshirë të luajë në ndeshje të tilla. Jemi gati për ta përballuar me sukses këtë sfidë, edhe pse do të na duhet të kapërcejmë limitet tona për të arritur atë që duam. Përballë kundërshtarëve të tillë nuk ka nevojë për motivim”, ka deklaruar Agolli.

Hidromorava

I pyetur për atë që mund të bëjnë kuqezinjtë në fushë përballë Spanjës, kapiteni i kombëtares tha se iberikët janë një skuadër që u imponojnë kundërshtarëve lojën e tyre, por bëjnë mirë që nuk e nënvlerësojnë Shqipërinë, shkruan Super Sport.

“E kam thënë edhe herë të tjera që sot nuk ka më skuadra të vogla. Spanja bën mirë që mendon të njëjtën gjë, edhe pse është një skuadër mjaft cilësore, me lojtarë në gjendje të bëjnë diferencën dhe që u imponon kundërshtarëve lojën e saj, madje edhe skuadrave më të forta se Shqipëria. Si ndeshjet me Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin, ashtu edhe kjo me Spanjën vlen tri pikë, por ndryshimi midis këtyre ekipeve është shumë i madh”, përfundoi Agolli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.