ARKATANA

“Me Spallettin luaj më shumë, gjithmonë ka vend për përmirësime” – Rrahmani komenton edhe duelin e vështirë me Leicesterin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Amir Rrahmani është deklaruar për ndeshjen që Napoli e zhvillon ndaj Leicesterit në kuadër të rrethit të fundit të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Ndeshja që fillon në ora 18:45, do të luhet enjten e kësaj jave në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.

Për këtë sfidë të rëndësishme, reprezentuesi i Kosovës ka thënë se ata janë të gatshëm që të përballet me ‘Dhelprat’ dhe do t’i ndjekin instruksionet e trajnerit.

“Janë ndeshje gjithmonë speciale, këto 90 minuta mund të vendosin të ardhmen e dy klubeve. Duhet të futemi në fushë të gatshëm dhe të japim gjithçka”.

Çfarë ka ndryshuar tek ti personalisht ardhja e Spallettit?

“Tani luaj më shumë, ky është ndryshimi. Në një ekip si Napoli për çdo pozitë duhet të ketë dy lojtar, por ne në qendër të mbrojtjes kemi katër lojtar të fortë. Trajneri na kërkon gjithmonë gjëra të ndryshme, varet nga kundërshtari. Duhet të jemi gjithmonë të koncentruar, gjithmonë të gatshëm”.

Mobi Casa

Sa është e rëndësishme për ju të luash një ndeshje kaq vendimtare në Maradona?

“Është një ndeshje speciale, të gjithë ëndërrojnë të luajnë ndeshje të tilla dhe këtu shikohen lojtarët e vërtetë, ata që kanë karakter dhe dëshirë për fitore”.

Napoli i De Laurentiis është kualifikuar gjithmonë në fazën tjetër të Ligës së Evropës, e ndjeni përgjegjësi?

“Ne gjithmonë ndjejmë përgjegjësi, jo vetëm në Ligën e Evropës, por edhe në kampionat. Dua të luaj gjithmonë për fitore, edhe pse me raste ndodh diçka tjetër”.

“Gjithmonë ka vend për përmirësime. Ka momente në ndeshje që duhet të presësh dhe momente tjera që nuk mund të bësh asgjë. Për t’u përmirësuar gjithmonë ka vend”, ka shtuar më tej ai.

Me një fitore ndaj Leicesterit, Napoli do të mbyllte fazën e grupeve si lider i Grupit C, pasi aktualisht ka shtatë pikë, aq sa ka edhe Spartaku i Moskës, skuadra nga Liga Premier është në krye me tetë dhe Legia me gjashtë sosh. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.