Fundamenti

Më shumë se 200.000 euro të paarsyetuara në dy projekte në MPMS

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Më shumë se 200 mijë euro nuk i janë arsyetuar Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në dy projekte të realizuara gjatë vitit 2014. Në njërin projekt nuk ishin arsyetuar më shumë se 174 mijë euro, e në tjetrin më shumë se 28 mijë euro.

Këto të dhëna kanë dalë në Raportin e Auditimit Financiar të kësaj ministrie për pasqyrat financiare për vinin e kaluar. Këto mjete të ndara nga MPMS-ja nuk janë arsyetuar as në raportet shtesë të kërkuara. Sipas Raportit të Auditorit të Përgjithshëm, përkrahja financiare ndaj përfituesve publikë dhe organizatave joqeveritare është bërë pa bazë ligjore. Mjetet e ndara për këto projekte kanë qenë nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve.

Në projektin e parë sipas raportit përzgjedhja e përfituesve ishte bërë pa përcaktuar kritere paraprake. “Ministria kishte paguar vlerën prej 270.360€ për financimin e OJQ-ve sipas një udhëzimi administrativ të nxjerrë nga ministri (UA 01/2014), i cili nuk kishte bazë ligjore. Përzgjedhja e përfituesve ishte bërë pa përcaktuar kritere paraprake. Shuma prej 174.060€ nuk ishte arsyetuar përmes raporteve përcjellëse të kërkuara”, thuhet në raportin e Zyrës së Auditorit.

FITORJA

Për këtë projekt gazeta kishe shkruar në prill të këtij viti. Ky projekt premtonte krijimin e mundësive për punësim të personave me aftësi të kufizuara, por në të nuk ishin përfshirë të gjitha kategoritë e personave me aftësi të kufizuara. Edhe pse projekti i financuar nga MPMS-ja është dashur të përfshinte persona të të gjitha kategorive me nevoja të veçanta, në të ishin përfshirë vetëm kategoria e personave të verbër dhe ata me aftësi fizike të kufizuara, konkretisht Shoqata e të Verbërve dhe me të Parë të Dobësuar, si dhe “Handikosi”.

http://koha.net/?id=27&l=64312

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.