Fundamenti

Më shumë fruta dhe zarzavate për fëmijët

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Frutat dhe perimet janë produkte të shëndetshme dhe janë të lidhura me reduktimin e rrezikut për t’u prekur nga shumë sëmundje të rënda.

Dieta e pasur me fruta dhe perime është e lidhur me reduktimin e rrezikut të zhvillimit të diabetit të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe presionit të lartë të gjakut (hipertension).

Fëmijët shpesh e kanë të vështirë të konsumojnë ushqime të shëndetshme, përfshirë këtu frutat dhe zarzavatet.

Ja disa mënyra që mund t’ju vijnë në ndihmë për t’i bërë ata të preferojnë frutat e shijshme më shumë se çokollatat apo ushqimet e përpunuara, të dëmshme për shëndetin e tyre.

Kombinoni perimet:Bëni pure me kungull dhe patate të ëmbël.Përgatisni pica me domate, speca, kërpudha, ananas, hudhër dhe spinaq.

FIDANISHTJA

Shtoni perime në supë.Mbushni patatet me kokrra gruri, hudhër, kërpudha dhe piper të kuq.

Jini kreativ kur shërbeni një sallatë. Mos përdorni vetëm domate dhe kastravec, shtoni piper të kuq, kërpudha, xhenxhefil, qepë, spinaq apo ndonjë perime tjetër të preferuar.

Kombinuar me fruta:Shtoni fruta në sallatën e gjelbër, dardhë, mollë, rrush, mango, luleshtrydhe, boronica apo bajame.

Shtoni fruta ekzotike të tilla si mango ose ananas në sallatë frutash.Përzieni mollë, xhenxhefill, karrota dhe portokall në blender dhe do të shërbejë si një pije freskuese.

Vendosni fruta të freskëta në një kuti plastike, dhe jepjani fëmijës t’i marrë në shkollë. Hidhni pak lëng limoni mbi mollë dhe dardha në mënyrë që ato të mos kthehen në kafe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.