FIDANISHTJA

Më shumë ‘çnjohje’ se njohje!

/ 2 minuta lexim
HW

Serbia po pretendon se tri shtete, duke përfshirë së fundmi edhe Ganën, e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë për “Zërin” se pohimet e tilla janë të pavërteta. Ai insiston se janë duke punuar për të siguruar njohje të reja për vendin. Nëse pretendimet e Serbisë dalin të vërteta, atëherë brenda një viti Kosova ka humbur më shumë njohje sesa ka fituar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pas Burundit e Surinamit, për të cilat ishte raportuar se kishin tërhequr njohjet ndaj Republikës së Kosovës, para pak ditësh janë shfaqur dilemat se edhe Gana e ka ndërmarrë një vendim të tillë.

Mediet serbe raportuan se Maja Gojkoviq, kryeparlamentare e Serbisë, ka marrë zotimin nga homologu ganez Aron Michael Okvaje se do ta rishqyrtojë njohjen ndaj Kosovës.

ARKATANA

Mirëpo një gjë të tillë e ka mohuar shefi i diplomacisë kosovare Behgjet Pacolli, i cili për “Zërin” ka thënë se një gjë e tillë është krejtësisht e pavërtetë.

Megjithëkëtë, ekspertët e së Drejtës Ndërkombëtare vlerësojnë se deklaratat e tilla për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës ndikojnë tejet negativisht sa i përket raporteve me shtetet e tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.