UBT

Më shumë buxhet për ushtrinë e re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në kuadër të planifikimeve buxhetore për vitin 2016, Qeveria e Kosovës ka ndarë 49 milionë e 250 mijë euro buxhet për FSK-në. Sipas ekspertëve ushtarakë, ky buxhet nuk mjafton për transformimin e FSK-së në ushtri. Ndërsa në MFSK thonë se ky buxhet është i mjaftueshëm për të mbajtur tempin e zhvillimit të FSK-së.

Buxheti, që ka ndarë Qeveria e Kosovës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), mjafton vetëm për mbajtjen në jetë të kësaj strukture ushtarako-civile, por jo edhe për avancimin e saj në ushtri të Kosovës.

Për planifikime afatgjate duhet të ndahet buxhet dukshëm më i madh që Ushtria e re e Kosovës të jetë konkurruese me forcat tjera rajonale.

Eco Higjiena

Kështu konsiderojnë ekspertët ushtarakë dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për FSK-në.

Në kuadër të planifikimeve që janë bërë për buxhetin e vitit 2016 për Ministrinë e Forcës dhe për FSK-në totali i buxhetit për vitin 2016 është 49 milionë e 250 mijë euro.

Kërkesat buxhetore sipas planit afatgjatë zhvillimor, afatmesëm zhvillimor dhe sipas planit vjetor të buxhetit kanë qenë më të larta dhe sipas deklaratës financiare në rast të miratimit të ligjeve për FAK-un do të ketë nevojë për buxhet shtesë me qëllim të përmbushjes së nevojave që janë planifikuar./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.