Mobi Casa

“Më shumë besim Berishës”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Marco Ballotta beson se Etrit Berisha është një portier që ofron siguri dhe niveli i tij mund të krahasohet me atë të zgjedhjes së parë të Stefano Piolit te Lazio, Federico Marchetti.Ish gardiani bardhekaltër i del në krah portierit shqiptar, duke theksuar se trajneri i skuadrës romane duhet të besojë më shumë te numri 1 i kombëtares shqiptare.

Në një intervistë dhënë për mediat italiane, Ballotta u shpreh se Berisha duhet të mbrojë në Ligën e Evropës.

“Është e drejtë që në garën evropian të luajë portieri i dytë. Nëse Pioli do të hedhë në fushë Berishën për ndeshjet e Ligës së Evropës, mendoj se do të jetë zgjedhja e duhur”.

Uji Dea

“Marchetti dhe Berisha janë dy portierë të shkëlqyer dhe në të njëjtin nivel. Marchetti është titullar sepse ka diçka më shumë, por shqiptari ka treguar se është një portier i mirë dhe garanton siguri”.

“Unë flas nga eksperienca personale sepse të luash në një garë tjetër përveç kampionatit të ndihmon për të ruajtur formën në mënyrë që të jesh gati sa herë të kenë nevojë për ty”, ka thënë ish portieri i Lazios. /Telegrafi/