Eko Higjiena

Me shumë aktivitete Kamenica shënon 10 vjetorin e Pavarësisë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kamenicë – Edhe në Kamenicë 10 vjetori i pavarësisë është shënuar me aktivitete kulturo – sportive. Kishte filluar me turnirin e pingpongut, duke vazhduar me hapjen e ekspozitës personale të piktorit akademik, Adem Kçiku, ndërsa aktiviteti i fundit ishte koncerti muzikor në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë.

Artdashësit kamenicas patën mundësi të përcjellin një program shumë të pasur kulturo artistik të cilin e shfaqën shoqëritë kulturo – artistike: “Albana” nga Kamenica dhe “ Xheladin Zeqiri” nga Tetova, si dhe këngëtarja e mirënjohur Greta Azizi.

Salla e madhe e shtëpisë së Kulturës ishte e mbushur përplot me shikues, në mesin e tyre ishin familjet e dëshmorëve,veteranë të UÇK-së, kryetari i komunës z.Qëndron Kastrati, nënkryetari z.Faton Jakupi,si dhe përfaqësuesit e komunës së Tetovës.

Mobi Casa

Të pranishmit u përshëndeten nga kryetari i komunës, kryetari i Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së, dega në Kamenicë Milaim Limoni dhe përfaqësuesi i komunës së Tetovës, Ahmet Qazimi.

Komuna e Kamenicës zhvillon raporte shumë të mira me komunën e Tetovës, ndërsa meritë për këtë bashkëpunim ka gjaku i dëshmorit Rahim Beqirit, i cili ishte plagosur për vdekje në fushëbetejat e Tetovës.

Dëshmori nga komuna e gëzon një respekt të jashtëzakonshëm nga tetovarët. Pas programit, kryetari i komunës në hotel “Jehona”, ka nda mirënjohje: SHKA “Albana”, Komunës së Tetovës, SHKA “Xheladin ZeqirI” dhe Greta Azizit./rajonipress/