FIDANISHTJA

Me shfaqjen “Unë guxoj”, është mbyllur fushata për promovimin dhe të drejtat e grave‏

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Rrjeti i Grave të Kosovës, në bashkëpunim me organizatën “Psikoterapeutët në Veprim”, të mbështetur nga Komuna e Gjilanit dhe të përkrahur nga Ambasada Amerikane dhe Holandeze, kanë zgjedhur Gjilanin për përfundimin e fushatës për promovimin e të drejtave të grave, me shfaqjen “Unë guxoj”.

Me këtë rast drejtoresha ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rugova, ka thënë se kjo është Komuna e dhjetë ku bëhet kjo shfaqje dhe përmbyllëse, por kështu sikur në Gjilan, në asnjë Komunë të Kosovës nuk ka qenë një interesim i tillë.

“Është Komuna e dhjetë ku po bëjmë këtë shfaqje për promovimin e të drejtave të grave, por askund nuk ka qenë një interesim kaq i madh i këtij niveli. Është nderë dhe krenari të shohim këtë interesim, që sigurisht që një meritë jashtëzakonisht të madhe ka një grua e fuqishme që është kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku – Rexhepi. Përfundimisht, është koha të themi, “Unë guxoj”, sepse kemi të gjithë mekanizmat ligjor e juridik që i japin të drejta grave”, ka thënë ajo në fjalën e saj.

Kurse në emër të organizatës “Psikoterapeutët në Veprim”, Sevdije Musliu, ka falënderuar Komunën e Gjilanit për mbështetjen e organizimit të kësaj fushate me shumë rëndësi.

UBT

Nga ana tjetër kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Valentina Bunjaku – Rexhepi, në emër edhe të kryetarit të Komunës ka falënderuar të pranishmet dhe ka thënë se prezenca e gruas sot në Gjilan, lë të kuptoj organizimin dhe angazhimin e mirë që e ka gruaja gjilanase.

“Falënderoj gruan gjilanase për gatishmërinë dhe angazhimin e saj në jetën e përditshme private dhe publike. Në Gjilan gruaja është e angazhuar në fusha të ndryshme falë meritave dhe punës së përkushtuar që e bënë në sfera të ndryshme të jetës, në shërbim të vendit. Të gjitha zojat, që janë në pozita të ndryshme publike dhe private, kanë një mbështetje të fuqishme nga kryetari i Komunës në rastin se janë të gatshme të marrin përgjegjësi për angazhime konkrete në fusha të ndryshme”, ka thënë ajo, duke shtuar se gruaja e Anamoravës është intelektuale, e avancuar, e emancipuar dhe di ti ecë proceset përpara.

Ndryshe, në fund është realizuar shfaqja “Unë guxoj”, ku në rolet kryesore ishte Safete Rugova, Kumrije Hoxha, Monikë Maxhuni, Florentina Ademi dhe Makfire Miftari. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.