RajoniPress17:33, 26 Korrik, 2019 | 7 vjet më parë
/ 1 minutë lexim
Poezi nga Avdush Canaj
Piqen kajsitë,
ëmbëlsohen,
një degë s`preket.
Piqen edhe mollët verore,
bien në duart tona,
me shenjë është një degë.
Faqet e pjeshkëve na ftojnë,
veç një degë s`levizë.
Për zogun e vet
e ruan Zemra e Nanës,
e ka larg,
në skaj të botës e ka.