HW

Më së shumti fëmijë në Zvicër lindin kosovaret dhe norvegjezet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Është interesante se në vend të parë për numër të lindjeve gjatë vitit 2015 kanë qenë kosovaret dhe norvegjezet, me 2.7 lindje për grua.

Gjatë vitit të kaluar në Zvicër kanë ardhur në jetë 86.559 foshnja, që përbën një rritje në krahasim me 20 vitet e kaluara.

Ky fenomen që në një artikull të zgjeruar të gazetës “Schweiz am Sonntag” identifikohet si “baby boom” i vogël po ndodh si pasojë e demografisë: thjesht, ka gjithnjë më shumë gra të “baby boom”-it të para rreth tridhjetë-dyzet viteve, që kanë ardhur në moshën për të lindur, transmeton albinfo.ch. Kështu thotë eksperti François Höpflinger, i cili saktëson se këto gra sot janë në moshat në mes 26 dhe 36 vjeçare. Është interesante se numri i lindjeve është shtuar edhe në qytete.

Këtë e shpjegon edhe e dhëna se çiftet sot jetojnë më shpesh në qytet edhe kur lindin fëmijë. Më parë ishte karakteristike që çiftet me fëmijë të jetonin më shumë në paralagje ose jashtë qyteteve.

ARKATANA

Kantonet me më së shumti lindje janë megjithatë ato me karakter rural. Kështu në Appenzell mesatarja e lindjeve është 1.77 për “kokë gruaje” ndërsa në Kantonin e Cyrihut është 1.55 dhe në atë të Bazelit 1.37.

Ndërsa shtimit të numrit të lindjeve i kanë ndihmuar të huajt që jetojnë në Zvicër. Është interesante se në vend të parë për numër të lindjeve gjatë vitit 2015 kanë qenë kosovaret dhe norvegjezet, me 2.7 lindje për grua, përcjell albinfo.ch. “Veçanërisht për skandinavët sot është karakteristike tendenca për të harmonizuar lindjeen e fëmijëve me profesionin”, ka thënë më tutje Höpflinger.

http://www.albinfo.ch/me-se-shumti-femije-ne-zvicer-lindin-kosovaret-dhe-norvegjezet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.