GRANDEMALL

Më së shumti adoptohen fëmijët nga Ballkani

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Në Zvicër brenda vitit jepen për adoptim gjithsej 30 foshnja.

Në Zvicër brenda vitit jepen për adoptim gjithsej 30 foshnja. Të porsalindurit janë në shumicën e rasteve fëmijë të të pamartuarave nga shtetet e Ballkanit

Githnjë e më të rralla janë rastet kur çiftet adoptojnë fëmijë në Zvicër. Gjatë 2011-ës janë shënuar vetëm 509 raste të birësimit. Bazuar në statistika është numri më i vogël që nga 1981. Gazeta zvicerane «Der Sonntag» i ka publikuar këto të dhëna nga Zyra Federale për Statistika.

Brenda 15 vjetëve numri i birësimeve është përgjysmuar. Brenda 30 vjetëve shifrat kanë shënuar rënie në dy të tretat, nga 1600 në 509 fëmijë të adoptuar. Siç pohon Instituti i Zvicrës për Adoptime, shkaktar për këtë rënie është progresi në mjekësinë riprodhuese.

Hidromorava

Shumica e çifteve i nënshtrohen fekondimit artificial. 3000 lindje në vit në Zvicër janë fryt i fekondimit artificial. Me dëshirën për t’u bërë nënë e një fëmije, gratë gjithnjë e më shumë po përdorin edhe metodat që janë të ndaluara në këtë vend. Për këtë arsye ato duhet të kërkojnë zgjidhje jashtë vendit.

Një arsye tjetër për zvogëlimin e numrit të birësimeve është Konventa e Hagës, e cila ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve.

Në Zvicër, sipas gazetës “Sonntag” brenda vitit jepen për adoptim gjithsej 30 foshnja. Të porsalindurit janë në shumicën e rasteve fëmijë të të pamartuarave nga shtetet e Ballkanit. Pasi që fëmijët jashtëmartesorë te ata (ballkanasit) konsiderohen si diçka e turpshme (kori), këta fëmijë herë pas here jepen heshtazi dhe me lehtësi për adoptim.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.