FIDANISHTJA

Me regjimin ushqimor nordik do të jetoni më gjatë!

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në prokuktet lokale të vendeve nordike si Norvegjia, Danimarka, Suedie, Finlanda dhe Islanda.

Ai u krijua në 2004 nga një grup nutricionistësh, shkencëtarësh dhe kuzhinierësh, për të trajtuar obezitetin dhe rregulluar tregun ushqimor në vendet nordike.

Mund të jetë një zgjedhje e mirë nga perspektiva mjedisore, pasi përqëndrohet në konsumin e ushqime që rriten në këto vende dhe kultivohen në mënyrë të qëndrueshme.

Frutat, perimet, produktet e detit, drithërat e plota, arrorët, buka e thekrës, qumështi me pak yndyrë dhe vaji kanola janë baza e këtij regjimi. Në mënyrë të moderuar konsumohet mishi i shpendëve, vezët, djathi dhe kosi. Rrallë konsumohet mishi i kuq dhe yndyrnat shtazore.

Ndërsa konsumi i pijeve dhe ushqimeve me sheqer të shtuar, salami, ushqimet e shpejta, përjashtohen. Regjimi ushqimor nordik është shumë i ngjashëm me atë mesdhetar. Dallimi më i madh është se në vend të vajit të ullirit ekstra të virgjër, nordikët përdorin vajin e kanolës. Edhe pse shumë fruta importohen në këto vende pasi klima nuk lejon rritjen e tyre, përsëri theksi është ushqyerja e shëndetshme.

Cilat janë përfitimet e mundshme në organizëm?
Ushqimi i shëndetshëm shkon përtej humbjes së peshës. Ai mund të çojë në përmirësime të konsiderueshme në shëndetin tuaj dhe të ulë rrezikun e shumë sëmundjeve kronike. Disa studime kanë ekzaminuar efektet e regjimit ushqimor nordik në shëndet dhe rezultatet janë si më poshtë.

UBT

Ul presionin e lartë të gjakut
Në një studim 6-mujor tek njerëzit obezë, u vu re se ky regjim uli presionin e lartë të gjakut.Një tjetër studim 12-javor përforcoi edhe më tepër gjetjet e studimi të parë.

Mund të ulë nivelet e kolesterolit dhe triglicerideve
Regjimi ushqimor nordik është i pasur me shumë ushqime të shëndetshme për zemrën, por efektet e tyre mbi kolesterolin dhe trigliceridet janë të paqëndrueshme. Megjithatë, disa studime flasin për një reduktim të lehtë të kolesterolit të keq, faktor i fortë rreziku për sëmundjet e zemrës.

Kontrolli i sheqerit në gjak
Edhe në këtë rast disa studime të kryera për efektet e këtij regjimi në nivelin e sheqernave në gjak, treguan se ai mund të ketë një ndikim të lehtë.

Inflamacioni
Inflamacioni kronik është një nxitës kryesor i shumë sëmundjeve serioze. Studimet mbi regjimin ushqimor nordik dhe inflamacionin japin rezultate të përziera.

A ndihmon në humbjen e peshës?
Disa studime kanë vlerësuar efektet e humbjes së peshës të dietës nordike. Sipas tyre duket se njerëzit humbin peshë në fillim, por pastaj gradualisht e fitojnë atë. Prandaj është e rëndësishme që mënyra e të ushqyerit të jetë një mënyrë jetese dhe jo vetëm një dietë disa javore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.