RCCOLA

Me rastin e shënimit të Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, Hyseni viziton Shoqatën e të Verbërve në Gjilan

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Me rastin e shënimit të Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku, kanë vizituar Shoqatën e të Verbërve në Gjilan.

Hyseni ka thënë se në takim kanë ritheksuar domosdoshmërinë e rritjes së vëmendjes dhe përkujdesjes institucionale për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar.

Mobi Casa

“Me rastin e shënimit të Javës së Njeriut me Shkop të Bardhë, u takuam bashkë për të ritheksuar domosdoshmërinë e rritjes së vëmendjes dhe përkujdesjes institucionale për personat e verbër dhe me shikim të dëmtuar. Edhe kjo kategori e shoqërisë sonë duhet të gëzoj të drejta dhe mundësi të plota si të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka thënë ai.

“Ne do të vazhdojmë të avokojmë për kushte dhe mbështetje të vazhdueshme për këtë kategori të shoqërisë, si institucione komunale, gjithashtu do të kujdesemi që personat me aftësi të kufizuar të përfshihen në punësim, gjithmonë duke e respektuar ligjin”, është shprehur Hyseni./rajonipress/