Uji Dea

Me rastin e festës së 28 Nëntorit, bartësit e institucioneve komunale bënë homazhe te varrezat e dëshmorëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Arianit Sadiku dhe bashkëpunëtorët, me rastin e festës së 28 Nëntorit, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Nënkryetarja Morina-Bunjaku, e cila ka folur në emër të kryetarit Alban Hyseni, ka thënë se falë gjakut të dëshmorëve, ne sot po e gëzojmë lirinë.

Fundamenti

“Falë gjakut të dëshmorëve, duke filluar nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Adem Jashari, ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ne sot po e gëzojmë lirinë. Sot bashkërisht po e vazhdojmë ndërtimin e vendit dhe do të mundohemi në vazhdimësi që ta ruajmë paqen e sigurinë për të gjithë. Shfrytëzoj rastin t’i uroj të gjithë shqiptarët për festën e 28 Nëntorit. Ta ruajmë e ta zhvillojmë vendin dhe ta duam njëri-tjetrin duke e bërë ëndrrën dëshmorëve realitet”, ka thënë Morina-Bunjaku.

Ndërkaq, sot është mbajtur edhe vrapimi kros nga klubi i atletikës Qendra me moton “Vrapojmë dhe festojmë”, sikurse edhe koncerti për fëmijë nga Dancing House “Festojmë kuq e zi”, derisa në ora 17:00 aktivitetet në kuadër të shënimit të 28 nëntorit përmbyllen me koncertin festiv nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve – Gjilani, te teatri i qytetit./rajonipress/