Me rastin e 29 – vjetorit të rënies së heroit tonë kombëtar:Metush Krasniqi – Dajkoci
E kujtojmë Metush Dajkocin – Patriot – s’ mund t’ ia gjesh shoqin ! Ndër luftëtarët e qëndresës – Është simboli i Rezistencës …
Për kauzën gjithëkombëtare ,
Për bashkim trojesh shqiptare ,
Ku e la Mulla Idrizi –
Vazhdoi rrugën Metush Krasniqi …
Ishte e qartë motoja e tij,
Si për t’ vjetër , si për t’ rinj :
“Kush nuk lufton për LIRI –
Është gjykuar t’ rrojë n’ ROBËRI !”…
Atë flamur t’ Mulla Idrizit –
E kanë bartë shumë djemë të fisit …
Ndër ishte Metush Krasniqi ,
Që me gjak SHKABËN qëndisi …
Për flamurin tonë kombëtarë ,
Flet Metushi , ai atdhetarë –
Këtë flamur me shenja t’ arta ,
E kem’ mbajt ndër gjenerata …
E mbështollëm fort për trupi –
Nuk e lamë kurrë që të humbi …
Nuk e lamë për t’u përdhosë –
Në duar trimash është përsosë !…
Këtë flamur do ta mbështetë –
Gjenerata e gjashtëdhjetë e tetë …
Dhe me gjak t’ martirëve t’ rinj –
Ky flamur ka për t’u ripërtëri !…
Këtu nuk ndalet epopeja ,
Amanet – gjeneratave t’ reja :
“ Idealet t’i kurorëzojmë –
Zogjtë e shqipes t’ i bashkojmë !”…
Kështu ka thënë Metush Krasniqi ,
Ai gojë – ëmbël porsi fiqi ,
Që me mallë i mbylli sytë –
Për ta parë Kosovën n’ DRITË !…
Demir Krasniqi : “KËNGË KRISMASH LIRIE 2” – Gjilan , 2003, faqe 244.

