RCCOLA

Me rastin e 24 vjetorit Policisë së Kosovës qytetarët me mirënjohje të veçantë për punën e tyre

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, njësitet e policisë në komunitet të mërkurën për nderë të njëzet e katër (24) vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës kanë shpërndarë rekuizita me logon e Policisë së Kosovës në pjesë të ndryshme të qytetit të Gjilanit si dhe në shkollën fillore të ulët “Thimi Mitko” në Gjilan.

Me këtë rast qytetarët të shumët, nxënës dhe arsimtar kanë shprehur mirënjohje për
Policinë e Kosovës duke u uruar atyre ditën e themelimit të Policisë.

Uji Dea

Po ashtu në vigjilje të kësaj date Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan dhe Stacionet Policore të kësaj drejtorie me këtë rast kanë pritur edhe shumë vizitore nxënës, staf i shkollave, zyrtar të lartë komunal e qytetarë të ndryshëm të cilët kanë pasur rastin që nga afër të vizitojnë ambientet e punës dhe duke u njoftuar me punën dhe aktivitetet të cila bëhet në këto ambiente nga ana e Policisë së Kosovës për ç’do ditë.

Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të gjithë qytetarëve njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/