KKVITI

Me rastin e 21 vjetorit : Masakra e Mejës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Kalon koha vit pas viti,
Nuk më hiqet kurrë prej mendjes –
Për një këngë që m’ del nga shpirti,
Për kujtim t’ia këndoj Mejës !

Më datë Njëzet e shtatë Prill ,
Njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë –
N’ fshatin Mejë u bë një krim ,
S’ mbahet mend se sa i rëndë !

Ditë e zezë Njëzet e shtatë Prilli ,
Njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e nëntë –
376 persona , nga shkau katili ,
N’ Mejë t’ Gjakovës na u vranë !

Më 27 Prill u përqendruan ,
Në rrethinën e Gjakovës –
Rekën e Keqe , serbët e rrethuan
Edhe Lugun e Carragojës !…

Brenda orëve , serbët barbarë ,
Në fshatin Mejë të Gjakovës –
Kryen masakër mbi shqiptarë ,
Më të madhën n’ luftë t’ Kosovës !

Gjatë viteve 1998 – 1999 ,
Në një operacion të planifikuar –
U ndërprenë rrugët në çdo anë ,
N’ drejtim t’ Mejës dy rrugë kanë shkuar !

Grumbulluan djem e burra ,
Nëpër familjet shqiptare –
Grupe moshash turra – turra ,
Që nga 15 deri në 60 vjeçare !

Uji Dea

Grumbullimi filloi herët –
N’ orë të hershme të mëngjesit !
Nuk lanë njeri t’ gjallë me fjetë –
N’ forma t’ tmerrshme pa iu nënshtrua stresit !

Tmerrshëm i goditën
Pleq edhe të ri –
Mos ta shohin dritën ,
T’ gjallë nga kjo ushtri !

15 fshatra n’ rreth t’ Gjakovës ,
U përfshinë në zjarr e hi –
Duke i ekzekutuar t’ gjithë burrat e votrës
Edhe djemtë shtëpi për shtëpi !

Njësitet e ushtrisë serbe ,
Policia , beretat e kuqe ,
Fqinjë t’ maskuar , paramilitarë rebel –
Krijuan kordonin prej pushke !

Nam të zi në Meje banë –
376 meshkuj shqiptarë i vranë !
376 meshkuj i ekzekutuan –
Dhe asnjë t’ gjallë nuk e lëshuan !

Nga kriminelët e sllav kaurit –
Nga çdo anë krisi rrufeja !
Atë ditë askush nga të ndalurit –
Nuk doli i gjallë nga Meja !

Gjilan, më 27 .04. 2020 v.

Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.