Eko Higjiena

Me prokurorë frikacakë nuk luftohet korrupsioni

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Drejtësia e komprentuar, shteti i sunduar.Sistemi duhet të spastrohet nga të paaftët.

Në përgjithësi, prokurorët nuk janë aktivë dhe u mungon vetiniciativa për të ndjekur penalisht një rast. Kjo është arsyeja pse pothuajse të gjitha rastet janë iniciuar nga publiku apo ndonjë institucion. Kënaqshmëria e publikut me prokurorin publik ka rënë nga 38 për qind në muajin prill në 21 për qind në muajin nëntor 2014

Njohës të fushës së sundimit të ligjit, përfaqësues politikë dhe analistë të pavarur, konsiderojnë se derisa funksionojnë lidhjet mes politikës dhe drejtësisë, nuk mund të ketë luftim efikas të krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend.

ARKATANA

Ata i japin plotësisht të drejtë edhe adresimit kritik të prokurores Drita Hajdari, e cila ka paraqitur fakte dhe ka ngritur shqetësime për disa “prokurorë të turpshëm”, që janë në sistemin prokurorial të Kosovës.

Opozita kritikon edhe vetëlavdërimet e Qeverisë për korrupsionin. Deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, thotë se kryeministri Mustafa ka harruar zotimet e tij për krijimin e kushteve të pavarura të sistemit të drejtësisë. “Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme ta luftojë korrupsionin dhe krimin. Shkalla e krimit të organizuar dhe korrupsionit po shkon duke u përtërirë dhe jo duke u zvogëluar”, tha ajo. “Shqetësimi më i madh janë prokuroria dhe gjykatat. Mekanizma që duhet ta vendosin drejtësinë e që janë kapur nga politika, dhe në vend të tregimit të hapave konkretë, po tregohet e kundërta”, tha Haxhiu./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.