FITORJA

Me program për fëmijët, Komuna e Gjilanit shënon Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me program për fëmijët i cili ishte organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Alban Hyseni, Komuna e Gjilanit ka shënuar sot 1 qershorin, Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Hyseni tha me këtë rast se synojnë që bashkërisht të japin maksimumin në mënyrë që fëmijët të kenë një të ardhme të garantuar.

“Ajo çfarë ne duhet të synojmë bashkërisht si të rritur për fëmijët të cilët janë të mrekullueshëm e që duhet edukuar e rritur mirë, është që ta japim maksimumin prej vetës në mënyrë që fëmijët të kenë një të ardhme të garantuar. Shfrytëzoj rastin që t’ju urojmë 1 qershorin, duke uruar që të rriteni me të gjitha të mirat e botës’, ka thënë Hyseni.

UBT

Drejtoresha komunale e arsimit, Selvete Sylejmani, tha se Gjilani sot po duket më ndryshe, më i hareshëm, më i bukur dhe më i buzëqeshur.

“1 qershori, dita e haresë dhe e gëzimit, dita ku ju të gjithë fëmijët të dashur ndiheni si mbretër të botës. Gjilani sot e ka për obligim që vërtet ju fëmijë të ndiheni të sigurt, më të hareshëm e më të gëzuar. Urojmë që ëndrrat tuaja të bëhen realitet dhe e ardhmja juaj të jetë ajo që e meritoni”, ka thënë ajo.

Përndryshe, në kuadër të shënimit të 1 qershorit, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët, gjatë ditës ka mbajtur takim me Asamblenë e Fëmijëve, sikurse që e ka vizituar edhe qendrën “Pema”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.