UBT

Më prit babë….

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Poezi nga Shota Ramadani

Paska marr rrugën e gjatë
gurbetqari n’vendlindje me ardhë.
Rrugës në heshtje po lut Zotin:
Ohh Zot shpresoj babën e gjej gjallë….

Në telefon nana e paska marrë
një lajm të hidhur ia ka kumtu.
Hajde ,nisu sa më shpejtë bir
se baba yt ,nshtrat osht tu lëngu …

Nisu bir se pa ty sytë s’do me i mbyll,
nisu bir se amanetin duhet me përfill..
Se qysh kur e kaploi smundja,
veq q ty t’ka permend,Ah ku je o djali jem??…

Rrugës djali lotët aspak spo i mban,
po flet me vete ,e me zë po qan.
Merr telefonin n’dorë,fotografinë po ia shikon
Fillon flet me të ,e prej shpirtit thellë ofshanë..

Më prit dhe pak bab se për ty po vi…
Më prit babë se po të vjen djali n’shtëpi..
Më prit babë ashti siç kaherë m’ke prit..
Më prit babë sa ti shoh hapur dhe një herë sytë

Mobi Casa

Arrin djali,e po qëndron para shtëpisë,
Sheh turmë njerëzish,që sdin kah janë nis ..!
Aspak mendja nuk po i shkon,
që baba i tij këtë dynja paska lan..

Dikush shpejtë në gjoks po e shtrëngon.
Vëlla bëhu i fortë,se baba m’duket na ka lan..
Ç`janë kto fjalë moj motër?!
Baba nuk vdes pa i ardhë djali tij n’votër…
I afrohet djali babës lamtumirën me i dhanë

Po i dridhet buza ,e syri rrebesh po i qan..
Ahh bab sikur veq një amanet t’ma kishe lan…
Sdo doja gjë tjetër,edhe botën t’ma kishin dhan
Ngushllimet e saja nana po ja jep…

Bëhu i fortë bir,se sje me në djep…
Bëhu i fortë e t’pamet mirë me ja mbajt,
S’du me të pa t’merzitur, e lot n’sy tuj qajt ..
Ç’fat të zi moj nanë ,unë paskam pas?
Si serdha më herët ,shpirti do mem plas..
Si serdha më herët hallallin me ia kerku??
Tan jetën moj nanë, kjo plagë ka mem mundu..
Po k’shtu moj nanë,e paska i ziu gurbet.

Që shkon për jetë më të mirë,e ngadalë të tret..
Më fal nanë që n’hallet tuja sarrita me ju gjet..
Se k’shtu e paska jeta,pa më t’dashurit një ditë me mbet…